Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj mahnitëse teksa mori pjesë në ‘Globe Soccer Awards’ në Dubai të premten.

Modelja spanjolle, 30-vjeçare, mbante një mini fustan të zi me dekolte të thellë dhe mëngë dantelle, duke u shoqëruar nga partneri i saj, Cristiano Ronaldo.


Ajo kompletoi pamjen me bizhuteri diamanti dhe një çantë Birkin prej 60 mijë funtesh, shkruan DailyMail.

93528277 14230807 image a 3 1735331327561

Cristiano, 39 vjeç, ishte elegant në një kostum gri dhe bluzë të bardhë. Dyshja morën pjesë në këtë ngjarje të madhe të futbollit ndërkombëtar, ku Ronaldo fitoi dy çmime: lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, një çmim që e ka fituar edhe vitin e kaluar.

Në një intervistë gjatë ceremonisë, Ronaldo zbuloi se nuk ka ndërmend të bëhet trajner, por mund të shohë mundësinë për të qenë pronar klubi pas daljes në pension.

93528655 14230807 image a 7 1735331362337

Fitues të tjerë të natës ishin Lamine Yamal, i cili mori çmimin “Lojtari në zhvillim i vitit”, dhe Vinicius Jr, i shpallur lojtari dhe sulmuesi më i mirë.

Cristiano dhe Georgina, edhe pse nuk janë martuar, janë prindër të Alanës dhe Bellës, dhe Georgina është njerka e tre fëmijëve të Ronaldos nga marrëdhëniet e mëparshme.

Ata kanë kaluar dhimbjen e humbjes së fëmijës së tyre të porsalindur, Angel, në prill 2022. /Telegrafi/

93528351 14230807 image a 8 1735331373867

93528007 14230807 image a 9 1735331382009

93528685 14230807 image a 11 1735331408936