Këngëtarja Genta Ismajli tash e një kohë të gjatë është izoluar me familjen e saj në Zvicër, përfshirë këtu edhe të dashurin turk, Huseyin Usta.

Bukuroshja, e cila numëron fansa të shumtë në Instagram, nuk ngurron të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.


Gjatë ditës së sotme (e enjte), ajo ka publikuar një fotografi përkrah nënës së saj, Shpresës, të cilat shfaqen së bashku në makinë.

100101817 621366901786919 7610798888802320384 n Genta Ismajli dhe nëna e saj (Foto: Instagram)

Në imazhin e ndarë me 436 ndjekësit, e gjithë vëmendja është tek e ëma e Gentës e cila shquhet për sharmin dhe elegancën e saj.

Krahas kësaj, artistja nga Gjilani po e shijon tejet shumë edhe lidhjen e saj të re me partnerin turk, i cili jeton dhe vepron mes Zvicrës dhe Turqisë.

Të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë azhurnuar fansat për çdo aktivitet dhe veprim gjatë kësaj periudhe pandemie globale.

prive.al 94470963 662151587915077 7955451008427392799 n Genta dhe Huseyin Usta (Foto: Instagram)

Sa i përket projekteve muzikore, "Zjarr" mbetet kënga e fundit e lansuar nga Genta në mars të vitit që lamë pas, ndonëse u prit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/