LAJMI I FUNDIT:

General Motors bashkëpunon me Amazon, për të instaluar në vetura asistentin me zë Alexa

General Motors bashkëpunon me Amazon, për të instaluar në vetura asistentin me zë Alexa

Në bashkëpunim me Amazon, General Motors do të instalojë në vetura asistentin Alexa, që mund të kontrollohet me zë.

Kompanitë kanë bërë të ditur, se ky sistem teknologjik, deri në gjysmën e vitit që vjen, do të mundësohet për të gjitha platformat e infoteitment të modeleve më të reja se ato të vitit 2018 të Buick, Cadillac, Chevrolet dhe GMC, transmeton Telegrafi.

Bashkëpunimi është një hap tjetër, si për industrinë automobilistike, ashtu edhe për atë teknologjike, pasi të dyja kanë bashkuar forcat, për të integruar sa më mirë mundësitë, që do t’ju ofrojë klientëve që janë mësuar të përdorin teknologjinë e re në shtëpi dhe telefonat e tyre.


“Kjo sjellë më të mirën, e të dy kompanive fantastike. I kemi dëgjuar klientët tanë dhe gjithçka është e kuptueshme, ata i duan këto teknologji në shtëpitë e tyrë” ka thënë drejtorit i përgjithshëm i General Motors, Santiago Chamorro.

Të dhënat e teknologjisë së kontrolluar me zë, do të shkëmbehen mes kompanive, ndërsa nuk dihen detajet financiare të këtij projekti. Derisa, nuk u bë e ditur se sa do të kushtojë Alexa, kur të jetë gati të integrohet në vetura.

Me shkarkimin e Alexas, shoferët mund të kontrollojnë shumë mundësi të veturës, ndërsa me zë mund të ndezin dritat dhe ngrohjen edhe në shtëpi. Telefoni nuk nevojitet, për ta shfrytëzuar këtë sistem. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Auto
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Auto
Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Auto
Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Auto
Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë

Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë

Trump gati të vendosë tarifa për veturat e importuara - sa mund të rritet çmimi i tyre?

Trump gati të vendosë tarifa për veturat e importuara - sa mund të rritet çmimi i tyre?

Auto
Kalo në kategori