Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar deklarimet e ditëve të fundit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gecaj , i cili në tërë postimin e tij, Kurtit i referohet si “Al-Bin”, thotë se “edhe pse pa kontakte zyrtare me shtetin tonë më mik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky hipokrit na ligjëron se si ne do te duhej rishkruar marrëdhëniet me superfuqinë e vetme botërore…”.
Postimi i plotë i Gecajt:
“HIPOKRIZI, NAIVITET, ÇMENDURI APO TË GJITHA SË BASHKU
Në intervistën në dy vazhdime në “Zëri” të Al-Bin Kurtit ka aq shumë hipokrizi, naivitet por edhe çmenduri saqë nuk mund ti ndash nga njëra tjetra, por më së miri është të konsiderohen si një ‘koktej ideshë’. Fillimisht ky njeri, me aspak sinqeritet, mundohet të përfitoi nga elektorati me preferenca fetaro-muslimane, duke shprehur përkrahje për bartjen e shamisë dhe duke theksuar se nuk janë “as islamofilë as islamofobë” – dhe kush po e ofron këtë, një revolucionar me trajtë ballkanase dhe trashëgimi marksisto-leniniste. Një ndër problemet me prioritet mbi prioritetet e shumicës së shteteve, atë të ekstremizimit islamik, Al-Bin e vendosë në vendin e tretë, duke anashkaluar deri në përjashtim jo pragmatik marrëdhëniet dhe partneritetin e domosdoshëm të vendit tonë me shtetet mike e përkrahëse. Po aq naiv tingëllojnë sukseset të cilat ai i përmend për komunën e Prishtinës…kungjat, kiflet e ca fidanë të mjellura. Ndër sukseset e tyre radhitë edhe “çmendurinë e ndaljes” së proceseve me rëndësi kombëtare siç është Asociacioni dhe Demarkacioni, procese këto të domosdoshme për shtetin e ri të Kosovës, pa të cilat nuk mund të ecet tutje. Ai flet gjithashtu për dialogun e Brukselit, duke deklaruar se nuk “i dimë hollësitë e bisedimeve të zonjës Tahiri me Serbinë”, por harron se Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ofruar opozitës disa herë deri më tani që të jenë pjesë e dialogut dhe si të tillë do të mund t’i dinin të gjitha “hollësitë e bisedimeve”, porse për një veprim të tillë kërkohet guxim dhe përgjegjësi institucionale, e cila i mungon thellë kësaj Lëvizjeje Anarkiste.
E kanë përmend me naivitet disa herë deri më tani se “nuk i kemi marrë votat në zgjedhjet e fundit” për shtyrjen para të proceseve si Asociacion dhe Demarkacioni, por harrojnë të theksojnë se këto janë obligime të cilat do t’i merrte secila qeveri, duke përfshirë edhe (nëse do të materializohej) qeverinë LVAN, dhe se këto procese do t’i shtynim si “kokrrosha” edhe me ta. Çmenduria e tij e arrin halucinacion gjeopolitik kur ai kërcënon me luftë shtetin fqinj dhe mik, Malin e Zi, poqese deputetët në mënyrë demokratike ratifikojnë marrëveshjen, duke anashkaluar faktin se për një luftë të tillë do ti duhej përkrahje më e madhe se sa në protestën e fundit në të cilën kishin arritur ti bashkonin jo më shumë se 500 protestues.
Me naivitetin e dimensionit delikuent Al-Bini thërret për referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, thuajse ne të tjerëve nuk na paska ra në mend kjo punë më parë, e duke injoruar plotësisht marrëveshjen e shtetit tonë me komunitetin ndërkombëtar, sidomos Pakon e Ahtisaarit, marrëveshje kjo pa të cilën nuk do të mund të siguronim pavarësinë. Ky madje thekson se nuk e sheh “bashkimin me Shqipërinë duke harruar veriun apo çfarëdo pjese tjetër të territorit”, por nuk na shpjegon se si do ta arrinte këtë, përpos nëse “shtriga nga stepet ruse” i ka dhuruar këtij revolucionari ndonjë shkop magjik. Aktivistët e LAV zotëri Al-Bin sfidohen nga pjesa qeveritare sepse përdorin mjetet më jo-demokratike për arritjen e qëllimeve politike, duke kaluar kështu në ekstremin makiavelist. Kthjelluni o njerëz se Kosova nuk ka nevojë “të dekolonizohet” sepse kjo ka ndodhë falë lëvizjes aktive politike, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmës së NATO-s; kthejuni realitetit, pasi që Kosova nuk ka nevojë të çlirohet më – e kemi përfunduar këtë proces në vitin 1999 – tani kemi nevojë për aktivitete shtetndërtuese, e jo shtetshkatërruese.
Intelektualisht i dashuruar ne vetvete, ky revolucionar narcisoid thotë se pas kritikave ndaj tij, “krejt po më duan pas një viti”; këtu do të vinte në shprehje nëma e gjakovareve “hajt bacë të hiftë vetja në qejf”. Edhe pse pa kontakte zyrtare me shtetin tonë më mik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky hipokrit na ligjëron se si ne do te duhej rishkruar marrëdhëniet me superfuqinë e vetme botërore, duke na përmendur me kalkulim dhe krahasim jo racional se si LAV paska diskutime dhe kritika të brendshme dhe se si edhe në SHBA po ekzistuaka një “fenomen” i tillë (Obama ka kritikuar Bushin atëherë edhe Al-bini mund ta kritikoj Obamën). Hipokriti që vdes për të lënë përshtypje si i sinqertë Al-Bin nxjerrë fjalë nga konteksti i një adresimi të ambasadorit amerikan se “sido që të votoni, ne mbesim miq”, por unë i them me siguri të plotë se kjo do të ishte falë popullit dhe jo falë Brigadave të Kuqe të këtyre anarkistëve. SHBA-të nuk do ta harrojnë Kosovën për shkak të një opozite të çmendur jo, por veprimet e tyre shkaktojnë dhe do të vazhdojnë të na shkaktojnë probleme dhe kokëçarje në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare. Në fund, si të ishte para një “fontane dëshirash”, Al-Bini kërkon zgjedhje në vjeshtën e këtij viti; por ka harruar të na tregoi nëse dëshiron gjithashtu ta “dërgojmë edhe në deti paraprakisht”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës