Zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj, e ka quajtur deputetin Shpejtim Bulliqi “profet uzurpator”, pasi ky i fundit ka shkruar një status në Facebook, ku dënon aktin ndaj Donika Gërvallës dhe thotë se LDK-ja po shkon drejt tkurrjes e vetshkatërrimit. Gecaj madje thotë se Bulliqi ka synim shkatërrimin e LDK-së.
“PËR PROFETIN UZURPATOR
Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, na paska profetizuar sot se LDK-ja po shkon drejt vetshkatërrimit, pasi na qenka jotolerante.
Një prognozë e tillë destruktive shfaqet nga njeriu i cili, tash e tri vite, s’po lë gjë pa bërë e pa thënë për të rrënuar partinë që e beri deputet, e bëri të njohur, e bëri atë që pretendon të jetë “i LDK” – së. Mu kjo parti po e toleron këtë shkatërrues djallëzor deri në pafundësi.
Fundi i fundit, Bulliqi, i njohur për uzurpimin e pronës publike në Podujevë, me teori të tilla të pa argumentuara po arrin të uzurpojë edhe titujt e mediave, duke kundërshtuar pa asnjë parimsi morale apo etike çdo politikë që përkrahet nga partia e cila e nxori nga anonimiteti dhe e bëri deputet.
Bulliqi, me hartat e ushtrisë serbo-jugosllave nën sqetull, duke trumbetuar se ka zbuluar të vërtetën po përpiqet të bind popullin se vendimi i një komisioni shtetëror të Kosovës, i përkrahur pa ekuivokë nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Komisioni Ad-Hoc Ndërkombëtar, po ia humbka 8000 e kusur hektarë Kosovës.
Pra, sipas kësaj logjike, hartat e ushtrisë serbe na qenkan më të sakta për Kosovën sesa ato të ushtrisë amerikane, dhe kështu ne rrjedhimisht duhet besuar ushtrisë e cila na masakroi e jo asaj që na shpëtoi.
Me këtë përpjekje sa tragjikomike, të përkrahur fuqishëm nga opozita, ai në fakt po tenton t’i lërë qytetarët e Kosovës të izoluar dhe në huti me pamundësi lëvizjeje të lirë në Evropë, sepse ekspertiza e tij, e bazuar në hartat e ushtrisë serbo-jugosllave, qenka më e sakta e mundshme.
Gjithashtu, është deputeti donkishotian Bulliqi i cili, vetëm ditën në të cilën duhej të ndodhte votimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njoftoi strukturat partiake se nuk do të vinte të votoj fare Presidentin e Republikës, sipas marrëveshjes paraprake të partisë së tij.
Në fakt, të gjitha këto veprime duket se çojnë ujë në mulli të huaj, pas që duket se prapa tërë kësaj fshihet përpjekja për të shkatërruar partinë që e bëri dikushi, dëshirë të cilën sot e paska profetizuar edhe publikisht.
Andaj, duke shprehur keqardhje për ngjarjen që ka ndodhur me zonjën Gërvalla-Schwarz, mund të them lirisht se LDK është partia më tolerante në vend, mos për asgjë tjetër, atëherë për të vetmen arsye sepse lejon në radhët e veta pikërisht njerëz si Bulliqi.
Ndërkaq, sa i përket demarkacionit, qytetarëve të Kosovës ju mbetet të përcaktohen ndërmjet hartave të Bulliqit (lexo ushtrisë serbo-jugosllave) dhe nxitësve të tij opozitar, apo qëndrimit të Qeverisë së Kosovës të përkrahur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, BE-ja, Komisioni Ad-Hoc Ndërkombëtarë, dy komisione tjera profesionale, si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së pa asnjë votë kundër para dy ditësh.
E para ka për synim të rrënojë LDK-në e rrjedhimisht edhe Qeverinë, dhe të pamundësoj lëvizjen e lirë si dhe progresin në Kosovë.
E dyta sjell liberalizimin e vizave, fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e BE-së, dhe hapë mundësi për suksese tjera të njëpasnjëshme, si ato që po i përjetojmë këtyre ditëve të bukura pranverore” (sic.), ka shkruar Gecaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës