Zëvendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po punëson militantë të sajë në Komunën e Prishtinës.
Gecaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se përderisa po kritikojnë për aferën “pronto”, ata po bëjnë të njëjtën në strukturat e tyre të lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes që kanë nënshkruar kontratat për shërbime të veçanta në Komunën e Prishtinës.
Lexoni postimin e plotë të Gecaj:
“PRONTO” E LAV-IT – KONTRATAT PËR SHËRBIME TË VEÇANTA
Deri sa gojën e kanë përplot kritikë për aferën “pronto”, strukturat e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) në Komunën e Prishtinës bëjnë po të njëjtën, por në nivelin lokal; pra, aty ku gabimisht ju është dhënë mundësia!
Gjatë vitit 2015 ishin angazhuar 276 zyrtarë (siguruar nga regjistri i furnitorëve) të cilët janë paguar në vlerë prej 463,849€, me kontrata për shërbime të veçanta. Prej tyre, 31 janë angazhuar në një projekt në mes komunës dhe HELVETAS dhe 53 punojnë në kuzhina dhe shërbim të ushqimit për institucionet parashkollore, kurse pjesa tjetër prej 192 është e angazhuar në programet e përhershme të punës si ofiqarë, inspektorë, zyrtarë të lartë, regjistrues, anketues etj. dhe kjo pa ndonjë procedurë të rekrutimit apo prokurimit. Punësimi i tyre është bërë në kundërshtim me nenin 31 dhe 35 të Rregullores për Shpenzimin e Parasë Publike 01/2013, pasi që nuk ka dëshmi se komuna ka plotësuar formularin i cili specifikon se është zhvilluar testi i marrëdhënies së punës, si dhe dëshmi mbi përzgjedhjen e tyre sipas procedurave të zakonshme të prokurimit. Gjithashtu, dosjeve ju mungojnë dëshmitë për pagesën e obligimit ndaj ATK-së, deri në fund të vitit, kur komuna ka filluar ketë obligim ta proceson direkt në llogarinë e ATK-së!
1) Në katër raste kontratat ishin nënshkruar pasi që punëtorët kishin filluar punën, dhe 18 raste tjera, angazhimi i tyre ka vazhduar me tepër se 6 muaj; dhe
2) Në nëntë raste, nga shërbimet kontraktuale ishin paguar shërbyes civil të komunës për angazhimin në projekte të ndryshme të ekzekutuar nga komuna në vlerë 1,500€, në kundërshtim me nenin 80 të LMFPP.
Amerikanët thonë “a leader is one ëho leads by example” (lider është ai i cili udhëheqë me shembull personal), ndërsa LAV-istët kanë provuar tanimë se po t’u epet pushteti do ta shkelin me të dy këmbët.
*Këto informata janë nxjerrë nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm.(sic.)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake