Pas ndeshjeve të mbrëmshme kualifikuese të Euro 2020, prestigjiozja italiane Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë të saj, duke evidentuar ato kombëtare, që i quan “Hirushe”, të cilat ëndërrojnë të jenë në finalet e Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm.
Këtu përfshin edhe Kosovën, e cila u mund pas 14 ndeshjesh radhazi në fushën e Anglisë, por edhe Armeninë, që është në grupin e Italisë. Ja analiza e saj:
“Ashtu si e “Hirushes” duket historia e deritanishme e një pjese të skuadrave të vogla kombëtare, që ëndërrojnë goditjen e madhe, kualifikimin e befasishëm në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Me renditjet e grupeve në dorë, në fakt, mund të evidentojmë 3 skuadra kombëtare “të vogla” që, 4 xhiro (ndeshje) nga përfundimi i kësaj faze eliminatoresh, janë plotësisht në garë për një vend në finalet e “Euro 2020”, përcjell Telesport.
FINLANDA APO ARMENIA?
Le ta fillojmë nga grupi J, ai i Italisë. Ndërsa blutë kanë pikë të plota, po e mbrojnë me siguri vendin e parë, pas tyre një luftë e ethshme po zhvillohet mes dy skuadrave për vendin e dytë.
Ato nuk janë kualifikuar kurrë për fazën finale të një Kampionati Evropian: Finlanda dhe Armenia.
Finlandezët, të udhëhequr nga Pukki, kanë 12 pikë dhe mbajnë aktualisht vendin e dytë. Kjo, si rezultat i 4 fitoreve dhe 2 humbjeve (kundër Italisë).
Armenët, të ardhur nga një humbje me nder ndaj kombëtares së Mancinit dhe një fitore e madhe ndaj Bosnjës së Dzeko e Pjanic, ndjekin me 9 pikë.
Përplasja direkte është planifikuar në Turku, më 15 tetor. Tri ditë para kësaj sfide, Armenia do të shkojë në Lihtenshtejn dhe Finlanda në Bosnje. Muaji tjetër do të jetë, pra, momenti i së vërtetës, kur do të qartësohen më tej gjërat. Do të nxiten apo do të zbehen shpresat e Mkhitaryan me shokë? Kjo mbetet për t’u parë. Bosnja dhe Greqia (kanë 7 dhe 5 pikë për momentin) do të përpiqen të luajnë shansin e fundit, për t’u rikthyer në lojë.
KOSOVA
Nga njëra anë në tjetrën, nga grupi J në grupin A. Ndërsa Anglia vrapon si kokë grupi, lufta për vendin e dytë përfshin edhe Kosovën e vogël. Kjo e fundit minoi shanset e Republikës Çeke, së fundmi. Kombëtarja kosovare, në të cilën militon midis të tjerëve Valon Berisha i Lazios, përfaqëson një shtet të lindur 11 vite më parë dhe jo plotësisht të njohur nga bashkësia ndërkombëtare.
Kush e forcon më shumë imazhin gjeopolitik se rezultatet e kombëtares së këtij shteti ballkanas?

Kosova është e treta në grup, me 8 pikë, vetëm një pikë mbas vendit të dytë, Republikës së Çekisë. Ecuria prej 14 ndeshjesh radhazi pa humbje u prish vetëm mbrëmë, në Angli (5-3). Xhiroja tjetër e këtyre kualifikueseve do të paraqesë një mundësi të mrekullueshme për “Dardanët”.
Republika Çeke do të ketë punë me Anglinë e fortë,ndërsa Kosova do të presë Malin e Zi (teorikisht, kundërshtar më i përballueshëm). Më pas, më 14 nëntor, menyja e xhiros së parafundit të fushatës eliminatore do të rezervojë përplasjen e drejtpërdrejtë në Plzen, pasi ndeshja e parë, të shtunën e kaluar në Prishtinë, përfundoi me suksesin kosovar 2-1.
Një kombëtare e formuar zyrtarisht vetëm në vitin 2016, e cili mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian që në provën e parë. Kjo është Kosova.
IRLANDA VERIORE
Më në fund, po flasim për një ekip kombëtar, që tashmë e ka provuar shijen e kualifikimit në finalet e “Euro 2016”, ku madje kaloi fazën e grupeve dhe u eliminua në raundin e dytë nga “kushërinjtë” e Uellsit: Irlanda Veriore.
Pse ta përfshijmë atë në kategorinë e “Hirusheve”, atëherë? Thjesht shikoni dy gjigantët e mëdhenj, që po rivalizojnë për finalet e “Euro 2020” në grupin C: Gjermania dhe Holanda. Kombëtarja e Irlandës Veriore i ka fituar të gjitha, 4 ndeshjet, kundër “bishtit” të grupit të vet, Estonisë dhe Bjellorusisë, duke siguruar kështu një thesar prej 12 pikësh.
Ato do të përpiqet t’i shtojë e mbrojë me “thonj” e “dhëmbë” në ndeshjet vijuese, kundër dy të mëdhenjve: Gjermanisë dhe Holandës.
Renditja është si vijon: Gjermania dhe Irlanda Veriore ndajnë dy vendet e para me nga 12 pikë, Holanda ndjek me 9 pikë, por me një ndeshje më pak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri