LAJMI I FUNDIT:

Gazprom: Kërkesa evropiane për gaz ka arritur shifra rekorde

Gazprom: Kërkesa evropiane për gaz ka arritur shifra rekorde

Kompania shtetërore ruse, “Gazprom” ka thënë se ka dërguar sasi rekorde të gazit përmes tubacionit “Rrjedhja Veriore”, për festën e Vitit të Ri.

Në tërësi 160.75 milionë kubik metër gaz janë dërguar përmes këtij tubacioni më 1 janar, duke tejkaluar kapacitetet e tij, diçka që sipas zyrtarëve rusë demonstron se një tubacion tjetër është i nevojshëm.

“Rruga veriore e furnizimit me gazin rus ka kërkesa të mëdha nga tregu evropian”, ka thënë shefi i “Gazpromit”, Alexei Miller dhe ka shtuar se “ky fakt verifikon sërish se ndërtimi i ‘Rrjedhës Veriore 2’ është i rëndësishëm. Konsumatorët po votojnë në favor të kësaj rruge”.


Miller ka thënë se kapaciteti i tubacionit aktual është përdorur mbi 100 % në fund të vitit të kaluar si rezultat i vendimit të Komisionit Evropian për t’i lejuar Gazpromit që të përdorë 90% të tubacionit Opal, që e dërgon gazin e Rrjedhjes Veriore te konsumatorët. Më parë Gazpromit i lejohej të përdor vetëm gjysmën e kapacitetit të Opalit.

Gjatë vitit 2015, tubacioni aktual i transportimit të gazit është përdorur deri në 70 %.

Tubacioni “Rrjedhja Veriore 2” që do kalojë nga Rusia deri në Gjermani, përmes Detit Baltik, pritet të verifikohet nëse funksionon si duhet më 2019, por projekti është kundërshtuar nga Ukraina dhe vendet evropiane që e vënë në dyshim varësinë nga gazi rus. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori