Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, është shprehur i vendosur se subjekti i tij politik do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme qendrore, pa marrë parasysh se kur do të mbahen ato.
Me këtë rast, ai ka konsideruar se PDK-ja do të qeverisë vendin pas zgjedhjeve. Pajaziti në një intervistë për “Zërin” ka konsideruar se Marrëveshja e Demarkacionit nuk mund të ndalet me gazin e opozitës.
Sipas tij, pa u ratifikuar kjo Marrëveshje Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave, kurse secili që mundohet ta pengojë këtë Marrëveshje, sipas tij, do të marrë përgjegjësi për të ardhmen.
Pajaziti tutje ka vlerësuar se sa më shpejt që kryhet çështja e demarkacionit, aq më shpejt mund të arrihet deri te liberalizimi i vizave.
“Sa më parë që ta kryejmë këtë obligim, aq më shpejt hapen rrugët për liri të lëvizjes dhe për të gjitha proceset tjera integruese drejt BE-së. Demarkacioni në momentin kur të vijë në Kuvend duhet trajtuar dhe konsiderojmë se duhet miratuar që t’i hapim derën perspektivës së vendit tonë”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, ka thënë se PDK-ja vazhdimisht është duke biseduar me deputetët e tjerë të PDK-së, të cilët janë kundër kësaj marrëveshjeje.
“Ne vazhdimisht bisedojmë për çështje edhe më të vogla dhe natyrshëm se për një çështje kaq të rëndësishme bisedojmë dhe bëjmë përpjekje për të ardhur në përfundime të duhura. E thashë më lart se është në diskrecionin e secilit deputet se si do të votojë, por secili duhet t’i qesë në radhë të parë interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar tutje ai.
Kurse, duke folur për rezultatin e Komisionit për Matjen e Territorit, sipas së cilit Kosova nuk humb territor, Pajaziti ka vlerësuar se ky rezultat është plotësisht i besueshëm.
“Ne duhet të jemi të prirë që t’u besojmë mekanizmave shtetërorë, sepse si deputetë nuk jemi ekspertë të demarkacionit. U besoj komisioneve shtetërore dhe vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë”, ka shtuar deputeti i PDK-së. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës