LAJMI I FUNDIT:

Gazi në Kuvendin e Kosovës ndër incidentet më të mëdha politike në botë (Video)

Gazi në Kuvendin e Kosovës ndër incidentet më të mëdha politike në botë (Video)

Gazeta ndërkombëtare me bazë në New York, “Wall Street Journal”, incidentin me gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës e ka radhitur në mesin e ‘rrahjeve’ më të mëdha politike në botë.

Në një artikull me titullin “Rrahjet më të mëdha politike të botës”, kjo gazetë shkruan se Senati Amerikan nuk është më vendi për rrahje me grushte dhe kacafytje që dikur ishte – por në shumë vende të botës, politika ende shndërrohet në diçka fizike.

“Në të kaluarën [1850], Senati Amerikan ka përjetuar rrahje me grushte dhe kacafytje. Prandaj, në vitin 1902, pas një kacafytjeje mes senatorëve demokratë, u aprovua një rregullore për sjellje në sallën e Parlamentit. E Gjatë kësaj jave, kjo rregullore e njëjtë u thirr për t’ia mbyllur gojën senatores Elizabeth Warren”, shkruan e përditshmja amerikan, përcjell Express.


Por në shumë vende të botës, politikat vazhdojnë të shndërrohen në diçka fizike, si rrahja me grushte në Parlamentin e Afrikës Jugore më 9 shkurt 2017, si dhe gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës më 10 mars 2016.

“Ligjvënësit opozitarë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Parlamentit në dy raste, si protestë kundër marrëveshjeve të Qeverisë me Serbinë dhe Malin e Zi,” shkruan Wall Stree Journal.

Rrahje me grushte mes deputetëve ka ndodhur edhe në Parlamentin e Ukrainës më 11 dhjetor 2015, në atë turk më 11 janar 2017. Po ashtu, edhe deputetët japonezë janë kacafytur në Parlament më 17 shtator 2015.

Ndërkohë, në Kong Kong, dy ligjvënësit më të rinj dhe më radikalë shkaktuan rrëmujë në sallën parlamentare duke u futur vrullshëm për ta bërë betimin përsëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori