LAJMI I FUNDIT:

Gazetari italian tregon arsyet e publikimit të pamjeve dhe bisedave për rastin “Haraçi”

Gazetari italian tregon arsyet e publikimit të pamjeve dhe bisedave për rastin “Haraçi”

Gazetari italian Laris Gaiser, i cili sot ka publikuar incizime tjera në lidhje me rastin “Haraçi”, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar arsyet e publikimit të videove.

Ai shkruan se qëllimet e tij janë të sinqerta, dhe se dëshira e tij e vetme është të nxisë luftë kundër korrupsionit dhe luftë për një gjyqësor të pavarur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë dhe thotë se tashmë është koha që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.


“La Verita” publikon incizime të reja në të cilat thotë se është zëri i Katica Janevës
Lexo po ashtu “La Verita” publikon incizime të reja në të cilat thotë se është zëri i Katica Janevës

“Unë nuk jam i pasur. Unë nuk kam burime të mëdha financiare që të kryej revolucione eksperimentale. Ashtu si miqtë e mi në “La Verita” e urrej marrëzinë dhe manipulimet. Besojmë në inteligjencën dhe lirinë njerëzore. Që të dy këto gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të notuar mbi sipërfaqe dhe mbizotërojnë”.

“Edhe pas periudhave të gjata të poshtërimit. Shpresa ime sot është që përmes raporteve të mia të inkurajoj gjyqtarët e mirë, ata që janë ende të pavarur, të lirë, besimtarët e vërtetë në rëndësinë e sundimit të ligjit, të vazhdojnë të hulumtojnë dhe ta bëjnë Maqedoninë një shembull të ndritshëm të një vendi stabil!” shkruan mes tjerash Gaiser.

Ndryshe, ai sot publikoi disa biseda telefonike, në të cilat siç thotë, dëgjohet edhe zëri i prokurores speciale Katica Janeva, e cila i thotë afaristit Jordan Kamçev të mos shqetësohet pasi gjithçka do të jetë në rregull./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori