Presioni ndaj Serbisë për Kosovën ka arritur kulmin, kurse zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve.
Me ashpërsimin e konfliktit ruso-ukrainas, qendrat e fuqishme perëndimore po nxitojnë ta mbyllin sa më shpejt çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, kurse sipas informacioneve nga burime diplomatike, në të cilat thirret gazeta serbe “Novosti”, pritshmëritë e tyre janë që kjo të ndodhë në një periudhë shumë të shkurtër, për pak javë.
“Në këtë kuptim, presionet ndaj qeverisë serbe janë shtuar, në radhë të parë ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili përmes kanaleve diplomatike zyrtare dhe joformale po merr mesazhe se është koha për të prerë nyjën e Kosovës”, shkruan gazeta serbe, transmeton Telegrafi.
Sipas gazetës, lidhur me këtë ka folur vetë Vuçiqi, i cili ka paralajmëruar se ata me të cilët ka folur në lidhje me Kosovën nuk ia kanë përmendur vitin 2024, të cilin i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak e ka prezantuar si vit për arritjen e marrëveshjes dhe se tashmë nuk bëhej fjalë as për muaj, por për javë.
“Për të gjitha këto presione presidenti Vuçiq do të informojë opinionin nesër mbrëma (e enjte), gjatë një paraqitje në ‘TV Prva’ në orën 21:00”.
Sipas disa informacioneve, në këtë shtrëngim të përshpejtuar të rrethit rreth Serbisë, si pikënisje për një marrëveshje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës, shihet propozimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, respektivisht modeli i dy Gjermanive.
Më tej gazeta shkruan se “thelbi i kësaj ‘oferte të pahijshme’ është se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por nuk e kundërshton anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja