Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich po ka probleme të mëdha me portierët këtë edicion.

Numri një i portës së bavarezëve, Manuel Neuer tash e disa muaj ka mbetur jashtë fushave për shkak të lëndimit.


Por së fundmi është lënduar edhe portieri i dytë Sven Ulreich dhe do të mungojë disa javë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Eintracht Frankfurt, në portë ishte veterani 36-vjeçar Tom Starke.

media.media .7671869d f19f 47bb b5d0 2d67b20b1723.original1024

E gazeta prestigjioze gjermane ‘Sport Bild’, së fundmi ka raportuar se Bayerni do të transferojë gjatë janarit portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno.

E ky lajm nuk i ka pëlqyer fare bavarezëve të cilët kanë reaguar për shkrimet e Bild-it.

“Ky raportim në BILD është i pabazë. Ne do të ndjekim rrugën ligjore ndaj kësaj gazete”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic.

DCh3LXWXkAA5L12

Boshnjaku ka thënë se në Munich janë të kënaqur me portierët që kanë në dispozicion.

GettyImages 825582226 Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka paralajmëruar padi ndaj Bildit (Foto /Getty Images for Audi)

“Ne jemi shumë të kënaqur me portierët që kemi aktualisht”, ka përfunduar Salihamidzic.

Kësisoj bavarezët kanë mohuar mundësinë e transferimit të Lenos në Munich gjatë janarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app