LAJMI I FUNDIT:

Gazeta gjermane botoi karikaturën e Netanyahu, dikush thotë se e ka kaluar “vijën e kuqe” (Foto)

Gazeta gjermane botoi karikaturën e Netanyahu, dikush thotë se e ka kaluar “vijën e kuqe” (Foto)

Komisioneri gjerman për anti-semitizëm, Felix Klein, ka thënë se gazeta “Süddeutsche Zeitung” e ka kaluar “vijën e kuqe” kur botoi karikaturën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu – me gojë, veshë dhe hundë të rritur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Klein, i cili u caktua këtë vit në këtë post nga shqetësimet rreth rritjes së antisemitizmit, ka thënë se karikatura e botuar në gazetën kryesore gjermane pas vendimit të SHBA-ve për të lëvizur ambasadën në Jerusalem, ngjante me “imazhet e propagandës naziste, që nuk mund të tolerohet”.

Në karikaturë Netanyahu ishte veshur si një këngëtarja izraelite dhe fituesja e Eurovizionit, Netta Barzilai.


Pas tij është mbishkrimi Eurovizion, në të cilin shkronja “V” zëvendësohet me yllin e Davidit, ndërsa Netanjahu mban një raketë në dorë me fjalët “Vitin e ardhshëm në Jerusalem”.

Ndërkohë bëhet e ditur se lidhur me këtë karikaturë, gazeta gjermane ka kërkuar falje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori