Gazetari Dimitri Muratov ka fituar Çmimin Nobel për Paqe së bashku me gazetarën Maria Ressa, gazetare filipino-amerikane, njoftoi Komiteti Norvegjez për Nobelin.
Dimitri Muratov është një gazetar rus, kryeredaktor i gazetës ruse Novaya Gazeta. Novaya Gazeta është quajtur “e vetmja gazetë vërtet kritike me ndikim kombëtar në Rusi sot” nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Revista është e njohur për raportimin e saj të plotë mbi tema të ndjeshme si korrupsioni qeveritar dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
Mediumi ku ai tash e sa vite funksionon njihet për opozitarizimin ndaj presidentit Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
“Dimitri Andreyevich Muratov ka mbrojtur për dekada lirinë e fjalës në Rusi në kushte gjithnjë e më sfiduese. Në 1993, ai ishte një nga themeluesit e gazetës së pavarur Novaya Gazeta. Që nga viti 1995 ai ka qenë kryeredaktor i gazetës për gjithsej 24 vjet. Novaya Gazeta është gazeta më e pavarur në Rusi sot, me një qëndrim thelbësisht kritik ndaj pushtetit. Gazetaria e bazuar në fakte dhe integriteti profesional i gazetës e kanë bërë atë një burim të rëndësishëm informacioni mbi aspektet e censurueshme të shoqërisë ruse të përmendura rrallë nga mediat e tjera. Që nga fillimi gazetës në vitin 1993, Novaya Gazeta ka botuar artikuj kritikë mbi tema që variojnë nga korrupsioni, dhuna në polici, arrestimet e paligjshëm, mashtrimet elektorale e deri te përdorimi i forcave ushtarake ruse brenda dhe jashtë Rusisë”, ka thënë Komiteti Norvegjez për Nobel, pasi njoftoi fituesin këtë vit.
“Kundërshtarët e Novaya Gazeta janë përgjigjur me ngacmime, kërcënime, dhunë dhe vrasje. Që nga fillimi i gazetës, gjashtë gazetarë të saj janë vrarë, përfshirë Anna Politkovskaya që shkroi artikuj zbulues mbi luftën në Çeçeni. Pavarësisht vrasjeve dhe kërcënimeve, kryeredaktori Muratov ka refuzuar të braktisë politikën e pavarur të gazetës. Ai ka mbrojtur vazhdimisht të drejtën e gazetarëve për të shkruar çdo gjë që duan për çfarëdo që ata duan, për sa kohë që ata përputhen me standardet profesionale dhe etike të gazetarisë”, thuhej më tej në njoftim.
Me të kuptuar lajmin që fitoi Çmimin Nobel për Paqe këtë vit, Muratov ka deklaruar se ai dhe të tjerët do të vazhdojnë të përfaqësojnë gazetarinë ruse, e cila tani sipas tij është duke u shtypur.
“Jam duke qeshur. Nuk e prisja fare. Është çmenduri këtu tani. Pashë një telefonatë nga Norvegjia, por mendova se ishte një telefonatë e padëshiruar”, ka deklaruar ai.
Përveç kësaj reagime ka pasur edhe nga Kremlini që me këtë rast përgëzoi gazetarin rus.
“Ai punon me këmbëngulje në përputhje me idealet e tij, është i përkushtuar ndaj tyre, është i talentuar, është trim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë