Ndeshja kryesore e javës në Itali do të zhvillohet në qytetin e Torinos mes Juventusit dhe Milanit.

Dy rivalët e vjetër të Serie A do të futën në ndeshje me objektiva krejtësisht të kundërta.


Juventusi është në garë për ta mbrojtur titullin e kampionit, ndërkohë Milani për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso e di se skuadrën e tij e pret një udhëtim tejet i vështirë në Torino.

“Ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, pasi ata janë një skuadër mjaft e fortë”, deklaroi Gattuso.

01.05 gattuso conferenza crotone

Por trajneri italian beson se skuadra e tij mund t’ia dalë mbanë në Torino.

“Prej vitesh është kampione në Serinë A dhe jo më kot ndodh kjo. Gjithsesi, ne e dimë mirë se mund t’ia dalim në Torino, por për të marrë pikë, duhet të luajmë ndeshjen perfekte”, ka përfunduar Gattuso.

Milani aktualisht zë pozitën e gjashtë në tabelë me 50 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

telegrafi sport app