LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Humbëm dy pikë, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi

Gattuso: Humbëm dy pikë, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi
(Foto: Getty Images)

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se lojtarët e tij është dashur të shënonin më shumë gola kundër Torinos duke mos i dhënë rast kundërshtarit që të rikthehej për të nxjerrë barazim.

Rossonerët krijuan epërsi në pjesën e parë me anë të Giacomo Bonaventuras, mirëpo Lorenzo De Silvestri e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

(Foto: Getty Images)
Milani nuk arrin të fitojë ndaj Torinos
Lexo po ashtu Milani nuk arrin të fitojë ndaj Torinos

“Ndeshja u desh të mbyllej (më herët), ne duhet të përmirësohemi në mbajtjen e pozitave gjatë ndërprerjeve. Bëhen gabime dhe këto janë pjesë e lojës”.


“Kemi mundur të shënojmë në fund, duhet të mësojmë se si të përmirësohemi dhe t’i fitojmë ndeshjet edhe në minutat e fundit”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sports në lidhje me lojën.

(Foto: Getty Images)

Ai e ka komentuar edhe fundin e sezonit dhe situatën e Rossonerëve, të cilët shansin e vetëm e kanë pjesëmarrjen në Europa League.

Njëherësh, Milani do të luajë edhe në finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

(Foto: Getty Images)

“Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, nuk ka asnjë takim të lehtë. Kemi një finale të Kupës së Italisë dhe nuk duhet të humbim asgjë”.

“Vazhdimësia e rezultateve është gjë e mirë dhe në këtë moment duhet të reflektojmë, sepse i kemi humbur dy pikë”, ka shtuar trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori