Gati për punët e Vitit të Ri, me këto katër këshilla do të shpëtoni nga rrëmuja dhe shpenzimet e kota
Na ndajnë vetëm pak orë nga festa e Vitit të Ri dhe ashtu siç e kërkon tradita, 2020 nuk mund të hyjë i mbarë nëse nuk pastroni cep më cep shtëpinë
Eh pra vajza dhe zonja të dashura, le t’i japim mirëseardhjen asaj periudhe të vitit kur shtëpia i ngjan më shumë një depoje ku gjen çdo gjë që nga karriget e kthyera përmbys e deri tek shtupat e gazetave për të larë dritaret.
Mirëpo kohët kanë ndryshuar dhe duke qenë se një pjesë e mirë e njerëzve janë në punë deri më datë 31, jo të gjithë e kanë luksin t’i lejojnë vetes shumë kohë për t’u marrë me pastrimet.
Living ju ndihmon duke ju ardhur në ndihmë me disa këshilla shumë praktike, të shpejta dhe që s’do t’ju marrin për shumë kohë.
1. Bëni xhamat dhe pasqyrat dritë me raki dhe uthull molle: Në një shishe në trajtë spërkatësi shtoni dy lugë gjelle raki, uthull molle sipas dëshirës dhe 1 litër ujë të ftohtë. Më pas lani pasqyrat dhe çdo sipërfaqe qelqi në shtëpinë tuaj.
Mjafton të kaloni një napë pambuku sipër dhe do të duket sikur pluhuri dhe njollat nuk ekzistonin më parë.
2. Kthejuni shkëlqimin e humbur lugëve, pirunëve dhe thikave me sodë buke dhe kripë: Fillimisht duhet të vishni pjesën e brendshme të tenxheres me letër alumini. Hidhni disa litra ujë sipas dëshirës dhe nevojës.
Për çdo litër ujë shtoni 2 lugë gjelle kripë dhe 1 lugë gjelle sodë buke. Vini tenxheren në zjarr dhe lëreni të vlojë. Më pas shtoni setet e thikave, pirunëve dhe lugëve. Nxirrni me kujdes objektet nga uji i nxehtë dhe fshijini me leckë pambuku.
3. Soda e bukës bën mrekulli për divanet: Me kalimin e kohës, divanet dëmtohen dhe njollosen në disa vende. Nëse është bërë prej pëlhure, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të madhe kur e pastroni, sepse nëse përdorni produkte të papërshtatshme, pëlhura mund të dëmtohet dhe të humbasë pamjen e saj origjinale.
Përzieni 1 lugë sodë, 1\3 e gotës me uthull, pak ujë të nxehtë, 1 lugë detergjent të lëngshëm dhe me të fërkoni njollat e vështira. Vepron në mënyrë perfekte për të zhdukur papastërtitë nga tapiceria.
4. Hidrosanitaret do të duken si të reja nëse i pastroni me uthull rrushi dhe molle: Uthulla e bardhë e rrushit dhe soda e bukës për shembull, nuk duhet të mungojnë kurrë jo vetëm në hapësirën e kuzhinës, por tashmë edhe në banjë, pasi dezinfektojnë pajisjet hidrosanitare duke filluar nga wc-ja, vaska, kabina e dushit, deri tek dritaret dhe rubinetet që kanë gjithmonë shenja uji.
Për të pastruar tualetin mjafton që të derdhni në gjithë sipërfaqen e tij 1 filxhan uthull rrushi dhe 2 lugë gjelle sodë buke. Lërini të veprojnë për 15-20 minuta, më pas fërkojeni me furçë dhe lajeni me ujë të bollshëm.
Për t’i rikthyer pastërtinë dhe shkëlqimin vaskës mjafton të shtoni në një enë 1 gotë uthull të bardhë rrushi dhe 2 lugë sodë buke. Treteni masën në një kovë ose legen me ujë dhe pastroni gjithë sipërfaqen e saj me ndihmën e një sfungjeri.
Shenjat e ujit dhe njollat në rubinetin e lavamanit janë vërtetë të bezdisshme. Zgjidhja është fare e thjeshtë, krijoni një solucion larës me uthull të bardhë rrushi, sodë buke dhe kripë të bardhë. Hidheni në një shishe bosh në trajtë spërkatësi. Fërkoni rubinetin me të dhe lëreni të veprojë për një orë. Në fund fshijeni me leckë pambuku. Do të habiteni nga rezultati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Tre shenjat e zodiakut që janë idealistët më të mëdhenj dhe duan të ndryshojnë botën për mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova