LAJMI I FUNDIT:

Gates: Në të ardhmen, secili do të ketë asistent personal me Inteligjencë Artificiale

Gates: Në të ardhmen, secili do të ketë asistent personal me Inteligjencë Artificiale

Bashkë-themeluesi i Microsoft, Bill Gates thotë se në të ardhmen e afërt njerëzit do të kenë asistentë personal me Inteligjencë Artificiale.

“Në të ardhmen e afërt, kushdo që është ‘online’ do të jetë në gjendje të ketë një asistent personal të mundësuar nga inteligjenca artificiale që është shumë përtej teknologjisë së sotme”, thotë ai.

“Agjentët janë më të zgjuar. Ata janë proaktivë – të aftë për të bërë sugjerime para se t’i kërkoni ato”.


Në vend që të kemi shumë aplikacione të ndryshme në pajisjet tona për të kryer detyra të ndryshme, thotë Gates, përdoruesit thjesht duhet t’i tregojnë pajisjes së tyre, në gjuhën e përditshme, se çfarë duan të bëjnë.

Këtu do të ndërhyjnë të ashtuquajturit “agjentë” të fuqizuar nga AI, sipas Gates.

Këta asistentë personalë, të aftë për të kryer detyra të ndryshme nëpër aplikacione të ndryshme, do të përmirësohen vazhdimisht me kalimin e kohës ndërsa njohin përdoruesit e tyre, thotë bashkë-themeluesi i Microsoft.

Për shembull, nëse po planifikoni një udhëtim, chatbot-ët ekzistues mund të jenë në gjendje të identifikojnë vetëm hotelet që përshtaten me buxhetin tuaj – por një agjent do të dijë se në cilën kohë të vitit do të udhëtoni dhe nëse gjithmonë kërkoni destinacione të reja ose preferoni të ktheheni në të njëjtin vend

“Nëse keni një ide për një biznes, një agjent do t’ju ndihmojë të shkruani një plan biznesi, të krijoni një prezantim për të dhe madje të gjeneroni imazhe se si mund të duket produkti juaj”, parashikoi ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Google afër lansimit të një versioni tjetër të YouTube

Google afër lansimit të një versioni tjetër të YouTube

Teknologji
Shfaqen specifikat e telefonit të Samsung me katër kamera

Shfaqen specifikat e telefonit të Samsung me katër kamera

Kalo në kategori