Sektori i gastronomisë në Kosovë është duke u ballafaquar me një lloj krize të qarkullimit të punës, sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët. Kështu ka thënë për KosovaPress, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, i cili ka theksuar se kjo sezon verore për gastronominë nuk ishte edhe aq me fat.
Sektori i gastronomisë në Kosovë është duke u ballafaquar me një lloj krize të qarkullimit të punës, sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët. Kështu ka thënë sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, i cili ka theksuar se kjo sezon verore për gastronominë nuk ishte edhe aq me fat.
Vranica thotë se në këtë krizë të gastronomisë, ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që shumica e punëtorëve në këtë sektorë kanë lëshuar vendet e tyre të punës për një jetë më të mirë.
Vranica, ka thënë se në për sallat e dasmave ka pasur një ulje të interesimit për organizimin e ahengjeve, në këtë rast për dasmat.
“Ka pasur rritje, por ajo periudhë ka qenë e shkurtër, nëse krahasojmë me vitin e kaluar, në përgjithësi si gastronomi, edhe në sektor ku përfshijnë salla të dasmave, diskotekat, jeta e natës, restorantet, baret, kafeteritë, mesatarisht mund të themi se në sektor, për shembull, i sallave dasmave ka pasur një ulje të interesimit për organizime të tilla. Është duke kapërcyer një lloj krize, që nuk e di se a është ndërrimi i gjeneratave, apo çka është më shumë si pasojë e kësaj”, ka thënë Vranica.
Sipas Vranicës, nga ana e bizneseve ka pasur ankesa të shumta, pasi që sipas tyre ka edhe një ulje të qarkullimit dhe të aftësisë shpenzuese në përgjithësi të njerëzve.
Vranica shton se punëtorët e këtij sektori nuk po munden t’ia dalin mjaftueshëm me të ardhurat mujore.
“Ka pas ankesa shumë nga bizneset sepse ka pasur, sipas tyre, edhe një ulje të qarkullimit dhe të aftësisë shpenzuese në përgjithësi të njerëzve, sepse nuk është që po kalojnë në një krizë ekonomike vetëm qytetarët pasi që qytetarët e bëjnë edhe pjesën e qarkullimit… Po shihen pasojat, jo vetëm në kuptimin e qarkullimit por edhe të menaxhimit të brendshëm ku punëtorët nuk po munden me ia dalë mjaftueshëm për të quar muajin e tyre ashtu siç duhet. Por është një raport shumë i ndërlikuar mes kërkesës dhe ofertës që po determinon dhe reflekton problemet e tilla”, ka shtuar ai.
Vranica shton se sipas disa hulumtimeve që ai ka bërë, mbi 100 mijë persona kanë provuar të gjejnë punë në vende të tjera.
“Ne e dimë se rininë e kemi jashtëzakonisht të madhe dhe nëse kjo rini na largohet jashtë vendit dhe shpenzon në një vend tjetër normalisht që është pasojë për neve. Është një sezon komplet ndryshe, nga aspekti i aktiviteteve që ka ndihmuar ka qenë i pasur, sepse është edhe “Sunny Hilli” gjatë sezonës. Kisha shpresuar me qenë në një kohë pak më vonë, sepse do të ishte jashtësezonal dhe do të ishte një mini sezon për neve sepse në pikën e sezonit ndodhi edhe Sunny Hilli. Do të ishte një vlerë e shtuar për bizneset dhe të gjithë qytetarët… Sipas disa hulumtimeve, diku mbi 100 mijë persona kanë provuar të gjejnë punë edhe në vende të tjera”, është shprehur ai.
Përveç ankesave nga sektori i gastronomisë , edhe qytetarët ankohen për shtrenjtimin e pijeve dhe ushqimit në kafe barët e natës gjatë sezonit veror. /KP/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit