LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Veseli takoi futbollistët e Kosovës për t’i motivuar, s’bëhet fjalë për fushatë

Gashi: Veseli takoi futbollistët e Kosovës për t’i motivuar, s’bëhet fjalë për fushatë

Ministri në detyrë i Sportit dhe kandidati për deputetë nga PDK-ja, Kujtim Gashi ka mohuar që Kadri Veselit ë ketë përdorur përfaqësuesen e Kosovës në futboll për fushatë elektorale.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se prania e Veselit në takim me lojtarët ishte një motivim për ta dhe Federatën, përcjell Telegrafi.

“Kjo bazohet në faktin se kryetari Veseli është mbështetës i madh i sportit në Kosovë dhe padyshim se të gjitha sukseset, rezultatet dhe të arriturat në sport kanë qenë edhe meritë e tij pasi edhe mua si Ministër i Sportit më ka mbështetur për ngritjen e buxhetit të sportit në Kosovë, por në veçanti ka mbështetur Përfaqësuesen e Futbollit të Kosovës duke iu dhënë mbështetje dhe përkrahje atyre”.


Kandidati për deputetë nga PDK-ja ka thënë se Veseli edhe ne Bullgari ka mbështetur kombëtaren dhe i ka vizituar atje.

“Nuk bëhet fushatë me 12 lojtarë, pasi një pjesë e tyre madje nuk i kanë as familjarët në Kosovë”.

Gashi thotë se nuk bëhet fjalë për fushatë por Veseli ka motivuar lojtarët e Kosovës.

“Veseli tashmë ka krijuar një miqësi me lojtarët e Kosovës pasi i ka vizituar ata shpesh edhe gjatë stërvitjeve madje ka qenë edhe në darkë bashkë me ta”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori