Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ditë më parë kishte bërë të ditur për Radio Kosovën, se është formuar një grupi punues nga MASHT-i, për profilizimin e universiteteve publike në vend.
Madje ky grup punues, ka nxjerrë një raport ku edhe ia ka dorëzuar Qeverisë dhe Komisionit Parlamentar për Arsim.
“Në këtë raport janë dhënë dy rekomandime, i pari ka të bëjë me atë që mund të reduktohen universitetet në dy publike dhe të mbesin kampuse pjesë të tjera që sot aktualisht janë universitete, me qëllimin e vetëm që të jetë cilësia në nivel më të lartë. Mos të bëhen konkurrentë të programeve që nuk janë kërkesë e tregut të punës. E dyta ka të bëjë me profilizimin e tyre, që secilit universitet iu kanë përzgjedhur profilet e nevojshme dhe që janë kërkesë e tregut të punës”,kishte thënë ministri Bytyqi.
Por Valmir Gashi, këshilltar i Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deklarata e ministrit Bytyqi lidhur me reduktimin e universiteteve është interpretuar në mënyrë jo të drejt.
Ai thotë se, ministri Bytyqi në asnjë moment nuk është deklaruar për mbylljen e asnjë universiteti në Kosovë.
“Me qëllim të një sqarimi sa më të mirë për opinionin, lidhur me raportin për qëndrueshmërinë e universiteteve publike, një temë e mbyllur tashmë, mirëpo që vazhdon kohë pas kohe të riaktualizohet për arsye të cilat nuk i kemi të qarta, madje edhe duke u interpretuar në mënyrë jo të drejtë, është mirë të kuptohet se: Ministri Bytyqi në asnjë moment nuk është deklaruar për mbylljen e asnjë universiteti në Kosovë”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, raporti për të cilin po flitet ka gati një vit që është mbyllur nga ana e Ministrisë, dhe se i njëjti është bërë nga ekspertë për nevoja të brendshme, ndërsa veprimet tjera janë përtej politikave të Ministrisë.
“Ministri Bytyqi ka qenë dhe mbetet i përkushtuar të ndihmojë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat”, ka shkruar Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend

LDK siguron 20 mandate - emrat e deputetëve që ulen në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Bedri Hamza më i votuari – Lista e 24 deputetëve fitues në PDK

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, kur mund të certifikohen ato?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës