LAJMI I FUNDIT:

Gashi për rastin e Dakës: Presim që me këtë çështje të merret njëherë Avokati i Popullit

Gashi për rastin e Dakës: Presim që me këtë çështje të merret njëherë Avokati i Popullit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi foli edhe për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Gashi në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës tha se sa i përket kësaj çështje janë duke pritur që Avokati i Popullit të merret me këtë çështje dhe t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Siç tha Gashi janë duke i përkrahur mendimet e Dakës se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore, dhe nëse asnjëra nga institucionet nuk funksionin atëherë LDK-ja siç tha ai do të shoh në aspektin politikë.


“Kemi mendime të ndryshme sa i përket kësaj çështje, ne i përkrahim mendimet e Dakës. Për momentin që ajo thotë se do të ndjek rrugët ligjore dhe pastaj presim nga institucionet e pavarura kushtetuese që të bëjnë punën e tyre për të parë se sa janë shkelur kategoria e të drejtave të njeriut, pavarësia e institucioneve kushtetuese, etj. Pra Avokati i Popullit le të merret me këtë çështje dhe t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe nëse asnjëra nga këto institucione nuk funksion atëherë do të shohim në aspektin politikë sepse veprimi dhe vlerësimi ynë është politik dhe i drejtohet kapacitetit juridik dhe Gjykatës Kushtetuese. Presim në këtë çështje që të merret Avokati i Popullit. Mendojmë që Avokati i Popullit të merret me këtë çështje”, ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu theksoi se është dhe një problem tjetër, ai i përfaqësimit të delegacionit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA).

Gashi u shpreh se ka një tension të situatës për këtë përfaqësim nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pasi siç tha Gashi nga pozita (LVV) thonë se Lista Serbe është në opozitë dhe jo në pozitë.

“Është për keqardhje tendenca e LVV-së për të prishur balancat e ndërtuara vite me radhë në Kosovë, sa i përket këtij përfaqësimi. Pasi MSA-ja ka një balancë të barabartë se do të ketë nga 13 anëtarë nga Kosova dhe 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian, dhe këta 13 anëtarë nga Kosova duhet të jenë 7 nga pushteti dhe 6 nga opozita. Ndërsa LVV thotë se Lista Serbe nuk është në pozitë, por kanë një ministër, e kjo s’ka ndodh kurrë. Ata thonë se nuk kanë një koalicion formal me Listën serbe, e ka pas plotë qeveri tjera që s’kanë pas koalicion formal me Listën Serbe, por ata konsiderohen pushtet sepse e kanë një ministër dhe kjo po e dëmton interesin e Kosovës”, tha ndër të tjera Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori