LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nuk do të lejojmë rininë të largohen nga Kosova

Gashi: Nuk do të lejojmë rininë të largohen nga Kosova

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka deklaruar se për herë të parë në Kosovë, do ta kenë një fond rinor për t’i ndihmuar të rinjtë në punësim.

Gashi i bëri këto komente gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave për grupet e trajnimit “Shkathtësi të buta”, ku kanë qen të përfshirë rreth 250 të rinj.

Ministri Gashi u fokusua te politikat e MKRS-së për punësimin e të rinjve 2018 – 2022. Ai tha se Kosova ka një proporcion shumë të madh të të rinjve dhe të rejave që kanë potencial për zhvillim, prandaj investimi në rini dhe ngritja e kapaciteteve të tyre është prioritet kryesorë i ministrisë që drejton.


“Ky certifikim që po ndodhë me 250 të rinj nuk do të jetë i pari por as i fundit. Ne kemi një program shumë të pasur për vitin 2019, e kam thënë në takime tjera po e përsëris edhe sot, do ta kemi një fond rinor për herë të parë në Kosovë që ka qëllimin për ndihmën e të rinjve rreth punësimit. Nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë që të rinjtë tonë veç të largohen nga Kosova. E dimë që është një problem shumë i madh por bashkërisht do t’ia dalim sepse potenciali, talenti që ekziston te të rinjtë mund të kthehet lehtë në një Kosovë që ndërtohet nga kjo dekadë që ka një potencial“, tha ai.

Drejtori i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhevat Bajrami, tha se për të rritur punësimin Qeveria po ofron programe mbështetëse për rinisë dhe zhvillimin e saj.

“Ministria e Kulturës mbetet e përkushtuar në përkrahjen e rinisë, në zhvillimin e saj, përmes objektivave konkrete. Në kuadër të orientimeve tona strategjike, ne kemi ofruar programe dhe trajnime për shkathtësi të buta për t’iu dhënë një shancë që ju të jeni të përgatitur për tregun e punës. Me qëllim të avancimit të sektorit të rinisë në Kosovë, ne jemi duke hartuar edhe strategjinë dhe planin e veprimit për rininë“, ka thënë Bajrami.

Ndërsa, Besnik Krasniqi nga organizatat joqeveritare, të cilat kanë qenë implementuese të projekteve për shkathtësi të buta për të rinj, foli për rëndësinë e shkathtësive te të rinjtë.

“Në bazë të hulumtimeve që i kanë bërë institucionet me renome ndërkombëtare siç janë UNDP-ja dhe të tjera, ka dal se është një ndër fushat që duhet të intervenohet sa më shumë, kemi ankesa edhe nga sektori privat por edhe nga të rinjtë se këto janë shkathtësitë të cilat nevojiten jashtëzakonisht “, ka thënë ai.

Në fund janë shpërndarë edhe certifikatat për grupet e trajnimit “Shkathtësi të buta”./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori