Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka obligim kushtetues që ta përfaqësoj Kosovën jashtë vendit.
Gashi në një konferencë për media u shpreh se Kurti ka shkuar në Bruksel pa e pyetur Kuvendin e Kosovës, dhe do të kthehet nga atje për të raportuar në aty.
“Kurti e ka detyrë kushtetuese që të përfaqësoj vendin jashtë, si dhe e ka detyrë kushtetuese që të merret me bisedimet me Serbinë. Jo Kurti si individ, por si kryeministër. Sa i përket deklaratave nga Brukseli janë të parakohshme që t’i komentojmë, në këtë situatë e rëndësishme është që ka sistem, i cili e obligon që ai nga kthimi i tij të raportoj në Kuvend. Kjo ka qenë kërkesë e VV-së me një rezolutë. Ai ka shkuar në Bruksel pa e pyet Kuvendin, e tash kur të kthehet duhet të raportoj në Kuvend dhe në vendin të tij”, ka thënë Gashi.
I pyetur për deklaratën e Kurtit se nuk ka marr ndonjë dokument zyrtarë nga ish kryeministri Avdullah Hoti, ai tha: “Hoti i ka dorëzuar Kurtit një dosje të plotë, dhe kjo është një prej arsyeve pse e ka prit në zyrë. Kurti po thotë të pavërteta në lidhje me këtë çështje, dhe këto të pavërteta do të dekonspirohen nga Hoti, pasi kam biseduar me Hotin dhe më ka dëshmuar se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet. Ka një proces dorëzimi të nënshkruar. Kurti i ka të gjitha dokumentacionet, dhe nëse ka nevojë që të bëhen publike atëherë do t’i bëjmë publike, dhe ajo çka ka deklaruar është e pavërtetë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit