Gashi: Energjinë që KEK-u ia shet KEDS-it me 30 euro qytetarëve dëshironi t’ia shitni për 230 euro
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se energjia e shitur nga Korporata Energjetike e Kosovës në KEDS është më e lirë se ajo që iu ofrohet qytetarëve.
Gashi në debatin parlamentar për çmimin e energjisë elektrike, ka thënë se çmimi i faturave do të jetë 300 për qind më shumë.
“Sot qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen më të madhe të energjisë elektrike, pra me 300 për qind. Kryeministri Kurti para një viti e projektonte vetën si një magjistar që do ta ndryshonte dhe rendin botëror. Ishte krijuar përshtypja se bota ishte në pritje të tij, por tani kur ka kaluar një vit është shndërruar në një politikan që shkakton probleme të përditshme për vendin. Si e refuzove remontin, si e refuzove blerjen e energjisë elektrike gjatë verës, si e refuzove gazin amerikan dhe si i refuzove të gjitha projektet që kanë të bëjnë me thëngjill, me ujë e me diell”, tha Gashi.
Ai ka shtuar se Kosova gjatë vitit 2020 ka pasur bilanc pozitiv energjetik.
“Kosova në vitin 2020 ka importuar 832 mijë MegaWatt energji elektrike, ndërsa ka importuar 1.28 milion MegaWatt, pra bilanc pozitiv. Sot thoni është përgjegjësi i ZRRE-së por jo e jona. I propozoni qytetarëve të Kosovës çmimin e energjisë elektrike 222 euro për MegaWatt, ku në treg ndërkombëtar ku Kosova blen energji është 189 euro. Energjinë që KEK-u ia shet KEDS-it me 30 euro, qytetarëve të Kosovës dëshironi t’ia shitni për 230 euro për tarifën e lartë, e për 150 euro tarifën e ulët”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë