LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Azem Syla nuk tentoi të ndikoj te dëshmitarët

Gashi: Azem Syla nuk tentoi të ndikoj te dëshmitarët

Pas përfundimit të seancës për Azem Sylën, avokati i tij, Tomë Gashi ka deklaruar se prokurori ka pretenduar se ka fakte që persona të caktuar në emër të Azem Sylës kanë kontaktuar dëshmitarin, e jo vetë Syla.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij të mëhershëm se klienti i tij nuk ka të bëjë asgjë me atë që pretendohej.

“Herën e kaluar kam deklaruar se Azem Syla do të respektoj çdo vendim të gjykatës gjë që ashtu ka vepruar. Gjyqtarja e ka kuptuar se dikush ka mundur ta dërgoj këtë person, e jo Syla. Gjyqtarja nuk ka thënë se kur do ta sjell vendimin edhe pse ajo ka kohë deri nesër që të caktoj apo jo masën e paraburgimit.  Syla e ka respektuar vendimin e gjyqtares me përpikëri”, tha Gashi.


“Dëshmitarët duhet të mbrohen. Këtë person, Azem Syla e njeh mirëpo është vërtetuar që ai nuk e ka dërguar atë. Nëse dikush kontakton me ta në emër të Sylës atëherë nuk është problem i Azem Sylës”, tha Gashi, duke shtuar se Azem Syla do të dërgohet në mbajtje deri në dhënien e vendimit nga ana e gjyqtares. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori