Gashi asiston dhe bën një gabim të madh për Coloradon (Video)

Shkëlzen Gashi ka filluar të gjejë formën e tij më të mirë në kampionatin amerikan.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullarë si gjithnjë për Coloradon në fitoren 3-1 ndaj Seattle Sounders.
Në minutën e 20-të të ndeshjes, Gashi ekzekutoi bukur një goditje të lirë ndërsa me kokë shënoi Jermaine Jones.
Ish-sulmuesi i Baselit dhe Grasshopperit kishte edhe disa raste të mira shënimi por në fund nuk ia doli të realizoi.
Mundësinë më të mirë e kishte në minutën e 67-të të ndeshjes por dështoi ta mposhtë portierin mysafir nga pika e bardhë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































