LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Ali Ahmeti nuk ka guxim të garojë për president

Gashi: Ali Ahmeti nuk ka guxim të garojë për president

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sot ka folur në lidhje me zgjedhjet presidenciale në vend. Gashi tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nuk ka guxim dhe të garojë në këto zgjedhje.

Gashi tha se kandidati i partive opozitare shqiptare Arben Taravari, është i respektuar tek të gjitha bashkësitë etnike dhe nëse e përkrah edhe BDI, ai sigurt shkon në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Taravarin e bindëm që të jetë kandidat presidencial sepse është për të mirën e të gjithë qytetarëve, zgjedhjet janë të dyfishta dhe duhet parë interesi më i lartë. Nëse doni të jeni në politikë, duhet të shikoni interesin e të tjerëve, sado që nuk ju pëlqen. Duhet të ndryshojë fakti që jemi të ndarë si parti politike në baza etnike. Taravari do të jetë ndër kandidatët më të mirë në garën presidenciale. LSDM po bie në rejting për shkak të lëshimeve të mëdha që ka ndaj BDI-së dhe do të ketë një disfatë historike në këto zgjedhje”.


“BDI që vazhdimisht thërret për kryeministër shqiptar, tani le të na përkrahin, nëse marrim mbështetjen e tyre dhe bindim votuesit e tyre, Taravari do të shkojë në raundin e dytë. Taravari respektohet nga shumë komunitete etnike dhe shumë do të votojnë për të. Ahmeti nuk ka guxim të kandidojë. Është koha të garojmë për cilësinë e një personi dhe jo për përkatësinë etnike”, tha mes tjerash Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori