Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka emëruar skuadrën e tij për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2024 kundër Italisë dhe Ukrainës.

Është hera e parë që ai ka emëruar një skuadër që nga Kupa e Botës në Katar, ku Anglia u eliminua në fazën çerekfinale nga Franca nën-kampione.


Anglia udhëton për t'u përballur me Italinë në Napoli më 23 mars përpara se të presë Ukrainën në Wembley më 26 mars.

Southgate 2

Southgate ka rikthyer në skuadër emra si Reece James dhe Ben Chilëell të Chelsea, si dhe Marc Guehi të Crystal Palace.

Ivan Toney i Brentford është i përfshirë gjithashtu, dhe ka mundësinë të fitojë ndeshjen e tij të parë me Tre Luanët.

Ben White, Conor Coady, Trent Alexander-Arnold dhe Raheem Sterling janë emrat që do të mungojnë nga skuadra që udhëtoi për në Katar.

Lista e Anglisë

Portierët - Jordan Pickford, Nick Pope, Aaron RamsdaleMbrojtësit - Ben Chilwell, Eric Dier, Marc Guehi, Reece James, Harry Maguire, Luke Shaw, John Stones, Kieran Trippier, Kyle WalkerMesfushorët - Jude Bellingham, Conor Gallagher, Jordan Henderson, James Maddison, Mason Mount, Kalvin Phillips, Declan RiceSulmues - Phil Foden, Jack Grealish, Harry Kane, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Ivan Toney/Telegrafi/

telegrafi sport app