Gareth Bale humb penalltinë ndaj Turqisë, godet mbi portë

Gareth Bale pati paraqitje shumë të mirë në gjysmën e parë të takimit kundër Turqisë që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të fazës grupore, Uellsi shënoi një gol në gjysmën e parë përmes Aaron Ramsey.
Porse arkitekt i golit të epërsisë ishte Bale, i cili dhuroi një harkim fantastik nga mesi i fushës.
https://twitter.com/TranSPURS/status/1405205652658610180
Megjithatë, në gjysmën e dytë, 31-vjeçari pari një moment të pakëndshëm. Fillimisht, ai ia doli që të nxirrte një njëmbëdhjetëmetërsh.
Përgjegjësinë e mori vet anësori uellsian, mirëpo goditja e tij nga pika e bardhë shkoi lart mbi portë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >



















































