Gara për Këpucën e Artë 2019-20: Messi, Ronaldo dhe shënuesit më të mirë të Evropës

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar listën e golashënuesve më të mirë momentalisht në Evropë, ku asaj i prinë ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Lionel Messi fitoi çmimin e tij të gjashtë të Këpucës së Artë Evropiane sezonin e kaluar, por këtë sezon ka mbetur mbrapa në këtë garë.
Përveç Messit, mbrapa në garë ka mbetur edhe rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, i cili është në linjën e njëjtë me argjentinasin.
Vendi i parë dhe favorit absolut për ta fituar Këpucës e Artë është Lewandowski, i cili udhëheq garën me 33 gola apo 66 pikë.
Pas tij mbetet Ciro Immobile me 27 gola apo 52 pikë dhe rivali më i fortë i tij, pasi Serie A ka edhe shumë ndeshje për të zhvilluar, për dallim nga Bundesliga.
Në dhjetëshe gjenden edhe yje tjerë të sulmit si Timo Werner, Erling Haaland, Jamie Vardy dhe Kylian Mbappe.
1.Robert Lewandowski | Bayern Munich | 33 gola (66 pikë)
Më poshtë në listë gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj si Pierre-Emerick Aubameyang, Jadon Sancho dhe Romelu Lukaku me nga 17 gola (34 pikë) dhe Mohamed Salah, Sergio Aguero dhe Karim Benzema me nga 16 gola (32 pikë).
/Telegrafi/





























































