Gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në veri të Mitrovicës, sot është gjetur një trup, i cili dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.
Gara tha se edhe para tri jave kanë gërmuar në të njëjtin lokacion dhe kanë gjetur mbetje mortore të një personi tjetër, i cili dyshohet se është po ashtu viktimë e luftës.
“Në vazhdën e aktiviteteve mbi bazën e informacioneve të siguruara paraprakisht, por edhe të trajtuara në kuptimin e realizimit të këtij informacioni, jemi kthyer prapë sot në Mitrovicë për të vazhduar gërmimet vlerësuese. Para tri jave kemi qenë dhe kemi gërmuar, të cilat kanë rezultuar me gjetjen mortore të një personi, viktimës luftës dhe sot jemi kthyer sërish për të vazhduar gërmimet pikërisht në lokacionin që kemi arritur të lokalizojmë si rezultat i shqyrtimit të informatave dhe analizimit të tyre dhe në këtë rast dhe gërmimet vlerësuese të realizuara sot kanë rezultuar me zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një personi, viktimë e luftës”, ka thënë ai.
Gara po ashtu tha se në bazë të informatave të siguruara në të njëjtin vend dyshohet edhe për pesë viktima të tjera.
“Ne do të kthehemi prapë në këtë lokacion, në hapësirat e varrezave të besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës. Meqë i kemi informatat ku duhet të jenë së paku dhe pesë viktima të luftës që janë groposur në këtë hapësirë të varrezave. Puna që është realizuar sot është vazhdimësi e aktiviteteve gërmuese në këtë hapësirë ose në këtë lokacion të Republikës së Kosovës”, tregoi Gara.
Sipas tij, si rezultat i gërmimeve prej pas luftës së Kosovës janë më shumë se 55 persona që janë zhvarrosur nga dy anët e qytetit të Mitrovicës, përkatësisht rrugës për Zveçan.
Edhe kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Çerkini për Telegrafi tha se sot është gjetur një trup i luftës së fundit në Kosovë, në varrezat e myslimaneve.
“Sot kanë gërmuar dhe kanë gjetur një trup në varrezat e myslimaneve në veri të Mitrovicës”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian