LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 11° partlycloudy_night

Gara e vrapimit “Gjakova Trail 2024” më 15 shtator, aktiviteti që bashkon atletët e qytetarët

Gara e vrapimit “Gjakova Trail 2024” më 15 shtator, aktiviteti që bashkon atletët e qytetarët

Pas një pauze dy vjeçare, vazhdon organizmi për realizimin e edicionit të dytë të “Gjakova Trail 2024”.

Kjo ngjarje sportive/rekreative është një garë e vrapimit që mbahet në parkun e bukur të Shkugëzes, në Gjakovë me datë 15 shtator 2024 (e dielë) në dy distanca, 10 dhe 21 km, në një terren jo të asfaltuar me ngjitje mesatare.

Gjakova Trail 2024 organizohet nga një grup entuziastësh të sportit në baza vullnetare me mbështetje te Komunës së Gjakovës, Ministrisë së Sportit dhe disa bizneseve private.


Gara përveç aspektit konkurrues, ka për qëllim edhe afirmimin dhe popullarizimin e sportit dhe vrapimit në qytet, dhe parashikon të ketë edhe disa aktivitete të tjera në natyrë, si BBQ, pije, muzikë etj për të gjithë ata që nuk vrapojnë.

Deri më tani, një numër i madh i garuesve është regjistruar në të dy distancat dhe ka garues nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Pagesa për regjistrim është 15 EURO për distancën 10 km dhe 20 EURO për distancën 21 km.

Shtigjet do të jenë mirë të shënuara me pika të mjaftueshme të furnizimit me lëngje dhe ushqim. Garuesit gjithashtu do përjetojnë bukuritë e Shkugzës, në veçanti shtegut të ri të posa hapur nga Komuna e Gjakovës.

Gjakova Trail 2024 ju fton që t’i bashkangjiteni kësaj ngjarjeje, si garues ose si përkrahës në mënyrë që të kalojmë një ditë të bukur së bashku në natyrë, me muzikë dhe ushqim të mirë.

Për t’u regjistruar klikoni këtu: www.kosovopass.com/pass/486/a

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Kalo në kategori