Regjistrimet janë hapur për garën e parë ndërkombëtare të vrapimit malor në Kosovë!

Gërmia Ultra Trail organizohet nga KTRA (Asociacioni Kosovës për Vrapim  Malor - Kosova Trail Running Association) dhe është i pari i këtij niveli në Kosovë.


Gërmia Ultra Trail do të mbahet në dy distanca, 51km dhe 27km.

Ky aktivitetet një ditor është i mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe njëherit është i përfshirë në agjendën e ngjarjeve të Komunës së Prishtinës 20|20 me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Germia 2

Ky aktivitet do t’iu mundësojë të kalohet nëpër malet e bukura të Parkut të Gërmisë, Parkun e Arinjve dhe Liqenin e Badofcit duke parë kështu fshehtësitë e mahnitshme të cilat kjo zone i ofron.

Aktiviteti synon të promovojë vrapimin malor dhe të ndikojë në rritjen e turizmit në Kosovë duke shtuar edhe një arsye turistike për të vizituar Kosovën si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen në gara të ngjashme ndërkombëtare.

Germia 1

Për këtë arsye, KTRA ka punuar që kjo garë të jetë e pranuar ndërkombëtarisht.  Për përfundimin e suksesshëm të garës, pjesëmarrësit do të marrin pikë të pranuara ndërkombëtarisht të cilat sigurojnë parakushte për të marrë pjesë në garën e famshme të Ultra Trail du Mont Blanc.

Për më shumë informata, ju ftojmë të ndiqni në germiaultratrail.com ku edhe mund të regjistroheni apo https://www.facebook.com/germiaultratrail

telegrafi sport app