LAJMI I FUNDIT:

Ganiu: Në mandatin e dytë isha “thes boksi” në mes BDI-së dhe Izet Mexhitit

Ganiu: Në mandatin e dytë isha “thes boksi” në mes BDI-së dhe Izet Mexhitit

I pyetur nëse do të rikandidojë për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se kjo varet nga sondazhet e koalicionit VLEN.

Ganiu në “Daily Click” tha se gjithmonë ka dashur që këtë funksion ta kryejë me dy mandate, por që në mandatin e dytë ka pasur obstruksione nga ish pushteti ekzekutiv.

“Unë do të dëshiroja, por sigurisht nëse i kaloj ato, do të thosha barriera në thonjëza, sondazhet që do t’i bëjnë si VLEN, do të thotë nëse aty qëndroj mirë, më mbështesin qytetarët, atëherë do të kandidoj. Ndryshe, dëshira ime ka qenë gjithmonë që të përfundoj me dy mandate, por ky mandati i dytë, me të vërtet kam qenë i bllokuar si Çair nga të gjitha anët, sepse e dini se kemi qenë kundërshtar i pushtetit qendror.


Çairi në një anë ishte bastion i BDI-së, nga ana tjetër ishte dhe është bastion i Izet Mexhitit, kështu që unë në një mënyrë kam qenë “thes boksi” gjatë gjithë kohës, kështu që kam qenë i penguar që të kryejë shumë nga investimet kapitale që ishin planifikuar”, tha mes tjerash Ganiu.