LAJMI I FUNDIT:

Gani Koci thotë se Vetëvendosje ka lindur në rrugë dhe do të përfundojë në rrugë! (Video)

Gani Koci thotë se Vetëvendosje ka lindur në rrugë dhe do të përfundojë në rrugë! (Video)

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka qenë i ftuar sonte në “Kontakt” në Tribuna Channel, për të folur rreth zhvillimeve politike.

Koci, duke komentuar për zhvillimet politike, ka hedhur kritika në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se ajo është një parti që ka lindur në rrugë dhe ajo kurrsesi nuk mund ta mendojë vetveten në institucion.

“Pra, është vetëm rruga që asaj i bënë mirë. E mira do të ishte që ajo prej rrugës t’i kthehet institucioneve sepse kanë përgjegjësi, kanë votues dhe kanë njerëzit e tyre në Kuvend dhe natyrisht që kanë përgjegjësi para zgjedhësve të vet”, ka deklaruar Koci në “Kontakt”, duke shtuar se ata që lindin në rrugë nuk përfundojnë askund tjetër përveçse në rrugë.


“Ka sinjale nga Nisma dhe AAK që të mos vazhdojnë më me këtë lloj proteste, por pavarësisht prej kërkesave të tyre që të mos këtë më gaz në Kuvend, dje ne pamë sërish skena të njëjta. Mirëpo, fatmirësisht nuk u përdor nga deputetët e NISMA-s dhe AAK-së, por vetëm nga VV-ja”, ka thënë Koci.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, Koci tha se në Kuvendin e Kosovës janë përdoruar të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese, si dhe është respektuar rregullorja e punës së Kuvendit.

Në intervistën e plotë të realizuar në “Kontakt” Koci flet edhe për të ardhmen e PDK-së, për Konventën Zgjedhore të saj si dhe për demonstratat e vitit 1981, ku ka qenë njëri ndër organizatorët e tyre. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori