Gani Koci, porostit Haradinajn: "Kryeministër, e keni marrë fort me yrysh!"

Pas vendimit për shkarkimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, ka regauar ish zv/ministri dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Gani Koci.
Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri Haradinaj e ka nisur punën "fort me yrysh".
"Yryshët nuk ju çojnë më larg se kapërcimi i një gardhi", ka porositur Koci.
Postimi i plotë i Kocit:"Kryeministër, me gjithë rrspektin për Ju, e keni marrë fort me yrysh! Yryshet nuk ju qojnë më larg se kapercimi i një gardhi! Dije se kshilltarët më të kqinjë janë ata që t'i rrahin krahët!" (sic.), ka shkruar Koci./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































