LAJMI I FUNDIT:

Gani Geci uron Mustafën dhe tregon kandidatin për kryeministër nga LDK-ja

Gani Geci uron Mustafën dhe tregon kandidatin për kryeministër nga LDK-ja

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka uruar Isa Mustafën për mandatin e ri si kryetar i LDK-së.

Geci në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook ka thënë se, urime i ka shprehur edhe Vjosa Osmanit, që sipas tij do të jetë kandidate e ardhshme e LDK-së për kryeministre të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në shkrimin e bërë ai ka shtuar se vëllai i tij, Fadil Geci është emëruar anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.


Në fund, Geci ka pohuar se gara e brendshme tani ka kaluar, dhe që sipas tij, tani ata janë para garës me kundërshtarët politik./Telegrafi/

Theksojmë se Isa Mustafa është rizgjedhur sot për here të tretë në krye të LDK-së. Ai ka marrë shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajt me dyer të mbyllura për publikun.

Ndërkohë, kryetari i rizgjedhur ka pohuar se procesi ka qenë demokratik dhe se nuk ka pasur asnjë shkelje.

“Në LDK demokracia është më e rëndë se sa në partitë tjera. Ne harmonizojmë shumë kërkesa, dëgjojmë shumë vërejtje dhe sugjerime dhe zhvillojmë procese demokratike. Unë mendoj që që qëllimi i këtij procesi ka qenë ta forcojmë LDK-në dhe të përfshijmë sa më shumë persona të ri dhe të hapim perspektivë për të ardhmen në mënyrë që LDK të jetë e para”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori