Natën e sotme (e diel), në emisionin "Kojshia Show" i ftuar ishte ish-deputeti Gani Geci bashkë me vajzën e tij, Marigonën.

I njëjti së bashku me vajzën e përzgjedhur tashmë si deputete e Kuvendit të Kosovës, kanë folur më shumë për aktivitetet e tyre, duke zbuluar më të rejat për publikun.


Gjatë bisedës, në një moment ish-deputeti u befasua nga Fatima Osmani, vajza e një fansi të Gecit, Idriz Osmani.

80025133 2690794357632754 18475677997072384 n 1 Ish-deputeti Gani Geci befasohet nga një vajzë e vogël në Kojshia Show (Foto: YouTube)

Vajza në fjalë ia solli një dhuratë mjaft interesante Ganiut, një portret të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, si një nga adhuruesit më të mëdhenj të tij.

Geci u impresionua nga surpriza e vogëlushes, duke i bërë një përshëndetje babait të saj pasi tha se është fansi tij dhe se janë miq të mirë.

Befasinë po ashtu e mirëpriti edhe Marigona, e cila e përqafoi vajzën e vogël dhe e falënderoi për surprizën e ëmbël. /Telegrafi/