LAJMI I FUNDIT:

Gani Geci: Nëse dëshmon Sabit Geci, mjerë për shokët e tij (Video)

Gani Geci: Nëse dëshmon Sabit Geci, mjerë për shokët e tij (Video)

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Gani Geci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ish–anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sabit Geci, do të jetë personi kryesor që do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Geci, ka thënë se Sabit Geci do t’i shantazhojë shokët e tij (anëtarët e ish–Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së) tash kur pritet të themelohet Gjykata Speciale.

“Nëse dëshmon Sabit Geci mozomokeq për shokët e vet. Dyshimet e shokëve të tij janë të mëdha, se ai mund ta bëjë këtë gjë. Sabit Geci ka thënë se si ka kërkuar që të votohet Gjykata Speciale, duke theksuar se nuk ka nevojë të frikësohet askush. Ky është personi numër një që ka me dëshmu dhe me këto dëshmi kanë me u sjellë shumë sende”, ka theksuar Geci.


Ai më tutje ka thënë se nëse Sabit Geci dëshmon atëherë do të zbulohen shumë gjëra në Kosovë, duke shtuar se “pjesa dërmuese, në të gjitha raportet  e prostitucionit, haraçit, kriminalitetit, tregon se ai person është i përfshirë në këto gjëra”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8nOlN8dokss

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori