Shumë pak mendojnë për ta, por në secilin shtet ka gangsterë të klasës së ulët. Secili prej tyre e ka kulturën e vet dhe stilin.
Bright Side ka vendosur që t’ju hedhë një sy këtyre grupeve të çuditshme sociale, transmeton Telegrafi.
Francë – Racaille
Racaille janë francezë të vërtetë, që preferojnë stilin e përsosur. Ata preferojnë të veshin Lacoste dhe vendosin çanta beli nga e njëjta shtëpi mode, ndërsa veçanti e tyre është se i fusin këmbëzat e pantallonave në çorape. Ata qëndrojnë kryesisht në stacionet e trenave që ndodhen në periferi, dëgjojnë muzikë nga telefonat e zgjuar, ngacmojnë vajza, u bien në qafë të rinjve që janë të urtë dhe vjedhin çanta – të cilat jo domosdo duhet të jenë Lacoste.
Shtetet e Bashkuara – Plehrat e bardha
Banorët që nuk kanë të ardhura, zakonisht quhen “plehra të bardha”. Shumica prej tyre janë të papunë, ndërsa jetojnë në parqe dhe magazina të braktisura. Ata pinë birra me shoqëri, fillojnë zënka dhe ngacmojnë njerëzit naivë, për të vazhduar me vjedhjen e ndonjë shtëpie.
Angli – Chavs
Chavs jetojnë në periferitë e varfra, pasi jeta e zhvilluar e Londrës, është shumë e rëndë për ta. Duken si hajna të zakonshëm, me veshje sportive, kokë të rruar, cigare mes dhëmbësh dhe gotë plastike në dorë. Aktiviteti i tyre, është pothuajse i njëjtë, pasi ata mashtrojnë njerëzit dhe më pas bëjnë gosti me paratë e tyre, aktivizojnë alarmet në rrugë, pinë alkool në hapësira publike, përleshen me njerëz dhe sigurisht, më pas pushojnë të qetë, sikur mos të ketë ndodhur gjë.
Japoni – Yankii
Yankii janë klasa punëtore e të rinjve japonez. Normal, nuk janë të fuqishëm si Yakuza. Por, janë të njohur si të zhurmshëm, të ashpër dhe që kundërshtojnë të jenë pjesë e rregullave të përpikta të kulturës japoneze. Iu pëlqen të mblidhen dhe të dëgjojnë rep-japonez, që flet më së shumti për jetën e vështirë, derisa pinë sake. Ata i lyejnë flokët me ngjyrë të bardhë ose portokalli, si dhe pëlqejnë të ngasin motoçikleta.
Indi – Tapori
Tapori janë hajnat e rrugëve që veprojnë në Mumbai. “Mjelja e budallenjve është e shenjtë” e kanë moton këta plaçkitës, që si shënjestër kanë turistët e shumtë. Atyre iu pëlqen t’i lyejnë flokët me shumë gel, varin në qafë zinxhirë dhe vendosin dhëmbë ari, flirtojnë me femra atraktive duke iu fërshëllyer nga pas dhe ëndërrojnë të bëhen yje Bollywoodi. Gjatë jetës së përditshme, i imitojnë aktorët që luajnë personazhe negative në filma.
Spanjë – Cani
Është shumë e lehtë të vërehet një hajn jugor spanjoll, pasi duhet sikur kanë plaçkitur një lokal të lirë bizhuterie. Dëgjojnë muzikë me zë të lartë në vende publike, veshin bluza të thjeshta, xhaketa të pa kapërthyera dhe syze dielli, varësisht nga moti. Po që se një Cani e ka trupin me muskuj, atëherë bluza hiqet prej kombinimit. Shumicën e kohës janë nën ndikimin e drogave, ndërsa e kanë shumë të lehtë të fillojnë një zënkë.
Skoci – Ned
Jetojnë në periferitë e varfra të Skocisë. Ndryshe prej gangsterëve anglezë, janë shumë më agresivë dhe pinë sasi të mëdha alkooli, me shumë pak efekt. Uniforma tyre përbëhet prej tutave sportive, thikës dhe një fytyre melankolike. Aktivitetet e tyre përfshijnë mahi poshtëruese, si dhe dhunë ndaj njerëzve të ndryshëm.
Izrael – Ars
Ars janë një fenomen gangsterësh, pasi janë shumë fetarë. Më shumë i duan kapelat kombëtare, se sa ato të basketbollit. Pjesa tjetër është e njëjtë. Fillojnë zënka në publik, ngacmojnë femra, vozisin vetura të lira por shumë të modifikuara, dëgjojnë rep izraelit, pijë alkool dhe vendosin shumë stoli ari.
Afrika e Jugut – Zef
Në të kaluarën, Zef ishin të pasurit e paedukuar, që vozisnin vetura të shtrenjta. Tani kanë degraduar edhe materialisht, por preferojnë të tregojnë stilin dhe pasurinë. Për ta ilustruar më mirë, ata i modifikojnë veturat me gëzof, si një prej rasteve më ekstreme. Në të njëjtën kohë, anëtarët e grupit Die Anwoord janë Zef.
Rusi – Gopnik
Rusët gopnik, janë shumë të vegjël në botën e gangsterëve. Ata kanë dëshirë të flasin me njerëzit që i rrethojnë për përvojat “jo heteroseksuale”, pastaj mund të kërkojnë para nën kërcënim, apo të tregojnë pak respekt. Veçanti e tyre, është qëndrimi galiç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t’ju bëjë të qeshni

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë – shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil
Kjo seksi-profesoreshë të detyron ta duash fizikën! (Video, +18)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë