LAJMI I FUNDIT:

Galtier i sigurt për qëndrimin e Messit: Ai është i lumtur në PSG

Galtier i sigurt për qëndrimin e Messit: Ai është i lumtur në PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Cristophe Galtier është i bindur se Lionel Messi do të qëndrojë në klub edhe pas fundit të sezonit 2022/23.

Kontrata e yllit argjentinas skadon në verë, por negociatat për një zgjatje janë në vazhdim e sipër mes palëve.

Vetë Galtier nuk është i përfshirë në këto negociata, por ai dukej i qetë për mënyrën se si po ecin gjërat kur foli për mediat të martën mbrëma.


“E di që bisedimet mes palëve për vazhdimin e kontratës së tij janë në një fazë të avancuar”, ka thënë fillimisht Galtier.

“Në çdo rast, rinovimi i Lionel është një çështje e drejtorit sportiv Luis Campos pasi nuk e di se ku janë gjërat saktësisht”.

“Unë besoj se Messi është i lumtur në PSG dhe është i përkushtuar ndaj projektit”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Ndryshe, ylli argjentinas u rikthye më vonë në skuadër pas pushimit të merituar pas triumfit në Kupën e Botës dhe sot pritet t’i rikthehet fushës së blertë më klubin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori