LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 5 mund të vijë me ekranin 4K?

Galaxy Note 5 mund të vijë me ekranin 4K?

Galaxy Note 4 e ka ekranin me cilësinë 2K, dhe një cilësi e tillë pritet të ofrohet edhe në Samsung Galaxy S6, ndërsa përveç kësaj tani është zbuluar një pajisje e re e Samsung në rezolucionin 4K, për të cilën thuhet se është gjenerata e re e fabletit Galaxy Note 5.

Detajet e pajisjes së mençur mobile të Samsung tashmë janë zbuluar, dhe merret vesh se e njëjta është koduar me shifrën e modelit SM-Z6400, ofron rezolucionin 4K me 2160 x 3840 piksel.

Mirëpo, përpos rezolucionin të lartë të ekranit, ky telefon i mençur i Samsung pritet të vijë edhe me procesorin 8 core Qualcomm Snapdragon 810 64-bit që mundëson shikimin e videove në 4K.

Ende nuk dihet saktë nëse pajisja për të cilën po flasim do të jetë modeli i ri i Galaxy Note 5. Mund të ndodhë që kjo pajisje mobile e Samsung të jetë edhe ndonjëri prej varianteve të Galaxy S6, përkatësisht fableti S6 Edge. (Telegrafi)