Cody Gakpo është një nga futbollistët holandez më në formë këtë edicion.

Sulmuesi i talentuar edhe sezonin e kaluar pati paraqitje fantastike me PSV Eindhoven dhe qëndrimi i tij në Holandë ka befasuar të gjithë, madje edhe vet futbollistin.


Ai është ndër objektivat kryesorë të Manchester United për sulmin, por në fund një transferim i tillë nuk ndodhi.

cody gakpo psv captain

23-vjeçari ka folur për afatin kalimtar të verës duke treguar pse nuk u bë transferimi te United dhe duke zbuluar pse nuk pranoi tjetër ofertë në fund.

“Deri në javën e kaluar mendoja se do të transferohesha te United. Më pas mora në shqyrtim edhe oferta të tjera, por te PSV gjeta një opsion më të mirë".

1 PSV v FC Volendam Dutch Eredivisie

"Manchester United më kërkoi nga fillimi i afatit kalimtar dhe sinjalet ishin pozitive derisa në një pikë gjithçka u duk e përfunduar dhe e besova. Gjithsesi, javën e kaluar ky transferim nisi të ftohej", deklaroi Gakpo.

Ai foli edhe për ofertat e tjera, por tha se nuk i pranoi pasi u këshillua nga trajneri Louis Van Gaal që të qëndronte te PSV Eindhoven.

e2e90299f4

"Nuk do të ishte mirë për mua dhe PSV të ndryshoja klub në momentet e fundit. Fola edhe me trajnerin Louis Van Gaal dhe më këshilloi se një transferim në vitin e Botërorit nuk do të ishte ideale”, u shpreh Gakpo.

Në nëntë ndeshjet e para, Gakpo ka shkëlqyer duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë me fanellën e PSV. /Telegrafi/

telegrafi sport app