“Gaga Këngë për Fëmijë” po sjell një përvojë të re argëtuese dhe edukative për fëmijët në Kosovë.

Ky kanal ofron këngë të animuara dhe materiale kreative që nxisin të mësuarit përmes argëtimit.


Me përmbajtje të sigurt, të shqipëruar dhe të përshtatur për moshat e hershme, “Gaga Këngë për Fëmijë” është burim i besueshëm për prindërit dhe një vend i dashur për fëmijët që duan të këndojnë, mësojnë dhe zbaviten.

Për më tepër, këngët më të njohura botërore për fëmijë, si “Baby Shark”, “Bingo”, “Five Little Ducks”, “Johny Johny Yes Papa” dhe shumë të tjera, janë dubluar në shqip, duke i sjellë fëmijëve përmbajtje të kualitetit të lartë në gjuhën e tyre amtare.

Aktualisht, kanali numëron mbi 316,000 ndjekës, mbi 560 video dhe më shumë se 500 milionë shikime, duke u bërë një ndër platformat më të ndjekura shqiptare për fëmijë.

Vizitoni faqet në:

Instagram: gaga.kengeperfemije

Youtube: Ga Ga - Këngë për fëmijë