Site icon Telegrafi

Gafa e Courtois që i dha epërsinë e dyfishtë Liverpoolit, por Vinicius e riktheu Realin në lojë

(Foto: Screenshot/Twitter)

Nuk ka vonuar edhe goli i dytë i Liverpoolit kundër Real Madridit në Anfield Road në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Sfida nuk ka nisur aspak mirë për Los Blancos, të cilët brenda 14 minutash pranuan dy gola.

Fillimisht, ishte Darwin Nunez lojtari që e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur me thembër (4’), pas asistimit nga Mohamed Salah.

(Foto: Screenshot/CBS Sports)
Lexo po ashtu Gol i bukur me thembër, epërsi e hershme e Liverpoolit ndaj Realit

Ndërsa egjiptiani vazhdoi të shfaqej i rrezikshëm dhe ishte në vendin e duhur për ta dyfishuar epërsinë.

Portieri i Realit, Thibaut Courtois, bëri një gafë pasi e pranoi një top duke e dorëzuar në këmbët e Mohamed Salah dhe ai e dërgoi në rrjetë (14’).

(Foto: Screenshot/CBS Sports)

Mirëpo, Vinicius Junior u kujdes që Madridi të rikthehej në lojë (21’). Pas kombinimeve me Karim Benzeman, braziliani u tregua i saktë për ta ngushtuar rezultatin. /Telegrafi/

https://twitter.com/CristianoTalk/status/1628128918178828309

Exit mobile version