Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, është shumë e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.

Ajo është gjithashtu një fanatike e kuzhinës dhe shpesh i ndan recetat e saj me ndjekësit e shumtë në rrjetin social Instagram.


Së fundmi, prezantuesja e Big Brother VIP, ka ndarë me fansat e saj një video, ku i mësonte se si të gatuante Tagliatelle me lule kungulli, pancetta dhe krem djathi.

arbanao 241363121 1254297528373956 2171365782814647120 n

Mirëpo ajo u kritikua pasi gjatë gatimit, ajo e shoqëroi fërgimin me pak verë të bardhë, për të shuar vajin.

Më pas në prrezantimin e rezultatit final të pjatës, Osmani shkroi: “Ta keni si ide edhe për iftar meqë shumë mi kërkoni recetat para iftarit”.

Por kjo bie në kundërshtim me atë që besimtarët e fesë myslimane që agjërojnë, duhet të hanë për iftar.

arban

Kjo pasi feja myslimane e ndalon përdorimin e alkoolit dhe një postim i tillë ka rezultuar qesharak, duke bërë shumë prej ndjekësve që edhe ta kritikojnë atë.

Arbana përndryshe së bashku me ekipin e Top Channel kanë konfirmuar se do të rikthehen me edicionin e dytë të spektaklit shumë të suksesshëm, Big Brother VIP, në fund të këtij viti. /Telegrafi/

arbanao 277322140 521102642697343 4455341924254856141 n Foto: Arbana Osmani/Instagra