Gabon sërish Prishtina, ndalet te Drenica

Prishtina nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.
Pavarësisht që “bardhëkaltërit” ishin favorit të padiskutueshëm, Drenica arriti të nxjerrë një pikë të madhe me rezultat 2-2.
Drenica mori epërsinë falë golit të Ronaldos nga pika e bardhë, pasi Dren Zeqiri e faulloi Jan Solerin. Kuptohet u nevojit përdorimi i VAR-it, para se gjyqtari të jepte vendimin përfundimtar për 11-metërsh (30’).
Megjithatë, Prishtina arriti të këndellet herë falë Mario Ilievskit që shënoi një gol të bukur pas asistimit të Leotrim Kryeziut (50’).
Kur Prishtina po sulmonte, Drenica krijoi një kundërsulm të bukur me Kreshnik Ukën që e riktheu epërsinë dhe si shenjë respekti për ish-klubin vendosi të mos festojë (61’).
Megjithatë, Prishtina nuk u dorëzua dhe gjeti sërish barazimin falë Leotrim Kryeziut, i cili realizoi me kokë pas intervenimit të portierit vendas (85').
Prishtina qëndron si pozitë e katërt me 42 pikë, derisa Drenica renditet në pozitën e parafundit me 29 sosh./Telegrafi/




















































