LAJMI I FUNDIT:

Gabimi që i kushtoi me arrestim, bosit shqiptar të drogës

Gabimi që i kushtoi me arrestim, bosit shqiptar të drogës

Ai kishte një vilë bunker në qytetin e Beratit, e vëzhguar me kamera dhe truproje. Kështu e përshkruajnë mediat italiane Alket Hatijan, 45-vjeçarin e dënuar me 20 vite heqje lirie nga një gjykatë në Itali, i cili u arrestua të shtunën nga policia e Durrësit.

Elementët për të rënë në gjurmët e tij nuk ishin të shumtë. Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, viti kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu.

Falë bashkëpunimit me Interpol dhe agjentët e Policisë Shqiptare, autoritetet në Moscova arritën që ta gjenin narkotrafikantin në qytetin e tij të lindjes. Megjithatë, arrestimi i tij u bë i mundur vetëm të shtunën, pasi autoritete përfituan nga një prej udhëtimeve të tij në Durrës.


Duke cituar autoritetet italiane, mediat e vendit fqinj shkruajnë se Hatija kishte arritur që ta transportonte të gjithë sasinë e drogës në territorin milanez në harkun kohor të një viti, nga janari 2013 dhe marsi 2014 (340 heroinë dhe 200 kokainë). Hetimet zbuluan se 45-vjeçari kishte arritur të bënte të paktën 59 “rrugë”.

Mënyra sesi operonte ishte tepër e rafinuar. Fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër. Droga, e cila vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve, dorëzohej menjëherë. Kështu, ‘malli’ nuk qëndronte për kohë të gjatë në ‘duart’ e narkotrafikantit, e pikërisht për këtë arsye nuk përdorte asnjë lloj magazine për të ruajtur lëndën narkotike.

Zakonisht, për ngarkesat më të mëdha i paraprinte udhëtimet e korrierëve të tij për të verifikuar personalisht që gjithçka të shkonte sipas planit. E pikërisht në një nga këto raste bëri edhe gabimin e tij të vetëm, duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës. Falë të dhënave të mbledhura në atë rast, shumë vite më vonë, të shtunën e 8 korrikut ai u arrestua.

Ndërkohë, Gjykata e shkallës së parë në Durrës e rrëzoi arrestimin duke e konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij me qëllim ekstradimin. Tashmë do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë. /albeu/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori